Sipas një studimi të ri, rikthimi i kujtimeve tuaja për orën e fizkulturës mund të ndikojë në fillimin e ushtrimeve fizike.
Ky studim përfshinte më shumë se 1000 burra dhe gra, të moshave 18-40 vjeç, të cilët iu përgjigjën një pyetësori në internet në lidhje me përvojat e tyre të mëparshme në orën e fizkulturës si dhe stërvitjet e tyre aktuale, raportoi “The New York Times”.
Njerëzit të cilët nuk e pëlqejnë orën e ushtrimeve fizike u shprehën se nuk prisnin që ta pëlqejnë stërvitjen dhe nuk kishin në plan të ushtroheshin në ditët në vijim.
Atyre që u pëlqente ora e fizkulturës shpreheshin se prisnin që stërvitja të jetë e këndshme dhe se ishin aktivë gjatë fundjavave.
“Ishte paksa befasuese të shihje se sa të forta ishin kujtimet e njerëzve” në lidhje me orët e fizkulturës, tha për “The Times”, studjuesi Matthew Ladwig.
“Për disa prej tyre orët e fizkulturës për herë të fundit kishin ndodhur dy ose tre dekada më parë, por ata nuk i kishin harruar”, dhe kujtimet e tyre me sa duket vazhdonin të ndikonin në qëndrimet e tanishme rreth stërvitjes, tha ai.
Sipas Ladwig, hulumtimet tregojnë se qëndrimet lidhur me stërvitjen ndikojnë nëse njerëzit janë aktivë ose jo. Ndryshimet në klasat e gjimnazeve mund të jenë të nevojshme për t’u dhënë të rinjve një pamje pozitive rreth aktivitetit fizik.
Ladwig gjithashtu sugjeroi eliminimin e promovimit të ushtrimeve te fëmijët e vegjël; të tilla si joga ose aktivitete të pazakonta, raportoi “The Times”.
“Do të ishte mirë nëse orët e mësimit mund t’u mësonin fëmijëve se lëvizja është e bukur”, tha Ladwig.
Redaktoi: F.R