10.05.2019 - 11:48
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Prokurorinë e Tiranës po zhvillohet aktiviteti “Open Doors”‘.
Gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet, përfaqësuesja e OPDAT, Michele Lakomy deklaroi para studentëve se për SHBA-të, Reforma në Drejtësi mbetet prioritet.
Sipas saj, ngjarja më e fundit, ku Klement Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 10 vite burg, konsiderohet një sukses i drejtësisë shqiptare.
I pranishëm në këtë aktivitet është edhe prokurori i Antimafias.
Më herët edhe Prokurorja e Krimeve të Rënda apeloi që studentët e Juridikut të bëhen pjesë e Prokurorisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Shqipëria pa kanabis"