Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti pritet të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.
Vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.
Era do të fryjë e qetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim dhe shpejtësi deri në 6-7m/s më tepër përgjatë vijës bregdetare.
Sa i përket temperaturave ato në vlerat minimale pritet të kenë një rënie fare të lehtë me 1-2 gradë ndryshe nga ato maksimale.
Për shkak të masave me origjinë jugperëndimore, temperaturat në vlerat maksimale pritet të kenë një rritje me 2-4 gradë celsius duke prekur në zonat e ulëta deri në 27°C.
Temperaturat parashikohen:
Zonat malore 6°C deri në 25°C Zonat e ulëta 7°C deri në 27°C Zonat bregdetare 10°C deri në 26°C
Edhe pse dita e sotme do të shoqërohet me mot të qendrueshëm, mos u gënjëni!
Nga e diela, priten sërish reshje shiu, thuajse në çdo qark të vendit.