MENU
klinika

Tensionet në tubim

Protesta e opozitës/ Meta i shqetësuar, bën thirrje: Evitoni konfrontimet!

11.05.2019 - 19:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu ka bërë thirrje palëve për qetësi pas tensioneve në protestën e thirrur nga opozita.

Në një mesazh të Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me shqetësim situatën dhe kërkon të evitohet dhuna dhe konfrontimet.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, deklaron Presidenca.