MENU
klinika

Reagon për herë të 4-të

Meta: Situata para Drejtorisë së Policisë absurde, Sait Dollapi duhet të jetë në spital

11.05.2019 - 23:20

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas shoqërimit të Sait Dollapit nga policia duke kërkuar që ai të dërgohet në spital.

Reagimi i Kreut të Shtetit këtë radhë është shumë i drejtpërdrejt. Meta e cilëson absurde situatën para policisë.

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, deklaron Meta.

Ky është mesazhi i katërt nga Kreu i Shtetit që prej nisjes së protestës të opozitës.