MENU
klinika

Reagimi

Mediat greke: I burgosuri shqiptar i kërkon ndihmë Edi Ramës

12.05.2019 - 10:04

Mediat greke kanë shkruar në lidhje me intervistën që një i burgosur shqiptar në Greqi ka dhënë për televizionet shqiptare. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, shqiptari i quajtur Klodian Lekocaj ka dalë publikisht në “Skype” në televizion shqiptar dhe ka kërkuar ndihmë nga Edi Rama dhe institucionet shtetërore të Shqipërisë.

Sipas mediave greke, Lekocaj është një “vrasës manjak” dhe “kriminel me emër” në vendin fqinj. “Klodian Lekocaj, një emër i njohur për drejtësinë greke për aktet e tij kriminale, ka kërkuar ndihmë tek Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje me Skype.

Ai ka kërkuar ndihmë, duke thënë se shqiptarët po vriten një nga një nga mafia në burgun grek të Koridhalos. Krimineli shqiptar Lekocaj njihet si nxitës i vrasjes së avokatit grek Michael Zafiropoulos dhe flet nga qelia duke pretenduar se është një viktimë”, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Në artikull nënvizohet se në burgjet greke aktualisht ka 1 670 të burgosur.

Ndërkaq, Lekocaj në një intervistë me “Skype” për një televizion shqiptar ka deklaruar se “mafia e burgut” po eliminon një e nga një shqiptarët në qeli. Ai shprehet se situata në burgjet greke është dramatike dhe se manipulohen ngjarjet.

Shqiptari Klodian Lekocaj shprehet se në Greqi nuk gjendet e drejta, se ka padrejtësi dhe bëhen gjyqe shpesh herë mbështetur mbi racizëm nga trupat gjykuese. Lekocaj thotë se Prokuroria greke ka nisur një hetim të ri ndaj tij për “grup të strukturuar kriminal”, duke pretenduar se nuk ka lidhje me të tillë akuzë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi