Opozita po mban tubimin përpara Drejtorisë së Policisë të Tiranës, duke kërkuar lirimin e protestuesve.
Sipas informacioneve, Drejtoria e Policisë po ruhet nga forca të shumta policore, ndërsa protestues të shumtë janë përpara godinës.
Ndërkaq, ish-deputeti i PD Edi Paloka duke folur për protestën e opozitës, deklaroi se ajo bëhet kundër dhunës policore, ndërsa shton se forcat e policisë kanë arrestuar edhe persona që nuk kanë lidhje me protestën.
“Kjo polici ka arrestuar edhe qytetarë që nuk kanë pasur lidhje me protestën. Janë bërë arrestime të qytetarëve nëpër lokale dhe ky është një skandal. I çmenduri ka urdhëruar arrestimin e qytetarëve të vendit.
Ky tubim i opozitës bëhet kundër dhunës ndaj Sahit Dollapit dhe të gjithë qytetarëve të tjerë. Kjo polici ka keqtrajtuar qytetarët.
Dhuna e policisë nuk ka se ku të raportohet, sepse e patë vetë që kryeprokurorja Marku shkoi sot te Edi Rama. Kjo qeveri ka gjithçka në dorë, Prokurorinë, gjykatat dhe nuk ke se ku të ankohesh. Kjo nuk është polici e shqiptarëve, por e krimit, drejtuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.
Këtu ose qytetarët marrin në dorë fatin e tyre ose Shqipëria rrezikon të kthehen në diktaturë, më keq se më parë, se sot ka në krye një kriminel si Rama.
Përpos disa segmenteve të ndershme të saj, Policia e Shtetit është e inkriminuar, është e njëjta polici që kanabizoi vendin”, deklaroi Paloka.