MENU
klinika

Çmenduria ndodh në Kinë

Striptiste në festën e ditës së parë të shkollës!

06.09.2018 - 22:55

Autoritetet përgjegjëse në Kinë nuk kishin as më të voglin hezitim se ta shkarkonin menjëherë drejtoreshën e një çerdheje, pasi panë videon se si i kishte pritur fëmijët dhe prindërit e tyre me rastin e fillimit të vitit të ri.

Rreth 500 fëmijë të moshës nga tri deri në pesë vjeç si dhe prindërit e tyre ishin prezent në një sallë, ku i priti një striptiste.

Me take dhe gjysmë e zhveshur ajo vallëzonte pranë shufrës, derisa prindërit së bashku me fëmijët i mbuluan sytë nga turpi dhe e larguan nga salla në shenjë proteste.

Nuk kam pasur qëllime të këqija… Striptistja ishte menduar të krijon atmosferë për ditën e parë në shkollë… Por tani e kam kuptuar që përzgjedhja ime nuk ka qenë e menduar mirë, dhe pendohem shumë për këtë”, ka deklaruar ish-drejtoresha e çerdhes.