MENU
klinika

Bashkëbisedimi me gazetarët

Basha paralajmëron Ramën: Lutu të kesh fatin e Gruevskit!

12.05.2019 - 17:26

Pak pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të Qeverisë.

Në fjalën e tij, një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar kryedemokrati Basha tha se Rama duhet të lutet që të ketë të paktën fatin e Nikola Gruevskit, i cili ndodhet për azil politik në Hungari.

“Ekonomia po gllabëron vende pune përmes krizës ekonomike.Problemi i sigurisë ushqimore i shkaktuar nga monopolizimi total nga oligarkë, për probleme të përditshme janë të ngjashme me njëra tjetrën por ndonjëherë halli hallit nuk i ngjan.

Jetojmë në një vend anormal me njëpolitikë anoramale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit e thjeshtë nga politik bërja nga marrja e vendimeve. Është humbja totale e drejtpeshimitqë mban një shoqëri në bashkëjetesë.

Ka humbur për një arsye të thjeshtë, sepse në 6 vite vendi nuk udhëhiqet por sundohet. Nga ana tjetër përgjigjen për një junte kriminale të rezervuar për protestuesit dhe të gjithë qytetarët e Tiranës që bashkë me fëmijët e tyre kanë marrë doza të larta të gazit helmues që u përdoren kundër protestuesve dhe kundër qytetarëve.

Sot, është e qartë që me mirëkuptimin që tregoi për rrahjen barbare tëPD urdhëruesi i vrasjes ka dalë para qytetarëve. Helmimi i fëmijëve, pleqve tregoi qartë sesa është i shkëputur nga realiteti, që i shikon si një film nga vila në Surrel.

Njerëzit janë në vuajtje të thellë herë bën gaztorin. Është e qartë se nuk më vazhdohet më.
Megjithatë, sot ora pas dramës së brendshme dhunës së parë nga gjithë shqiptarët dhe gjithë bota.

Mos bëj të fortin pas autoblindave pas gazit lotsjellës, nuk do marrësh pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do lutesh që të kesh fatin e Nikola Gruevskit.” – u shpreh Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN