MENU
klinika

Gjesti human që habiti amerikanët

Kamarieri shqiptar lajm në mediat e SHBA-së

12.05.2019 - 20:41

Në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një shqiptar, i cili punon si kamerier është bërë lajm në mediat e Amerikës.

Shqiptari, Armando Markaj ka bërë një gjest, ku për të cilin është përgëzuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë amerikane.

Një grua kishte harruar çekun në vlerë afër gjysmë milioni dollarë në tavolinën ku po konsumonte ushqim, por pas largimit të saj, në momentin kur shqiptari po pastronte tavolinë vërejti çekun e harruar nga gruaja.

Menjëherë ai vrapoi drejt derës për të thirrur pronarin e tyre, por gruaja siç raporton DailyNews ishte larguar, përcjell “BW”.

Më pas ai gjeti mënyrën për të kontaktuar gruan, ndërsa i dorëzoi çekun me paratë e harruara. Gruaja nuk kurse fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve, sidomos me gjestin e kryer së fundmi.

“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash Armando Markaj.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat