Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate nuk e kanë takuar ende fëmijën e Harry dhe Meghan.
Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë më 6 maj, pasi dukesha solli në jetë djalin e tyre Archie.
Archie aktualisht është fëmija më i fotografuar në botë, foshnja është takuar nga Mbretëresha e Anglisë dhe mori një dhuratë nga Oprah.
Megjithatë duket se dy nga njerëzit më të rëndësishëm të familjes mbretërore si Kate Middleton dhe Princ William nuk e kanë takuar ende të voglin Archien.
Kjo për shkak se çifti ka qenë gjatë kësaj kohe në udhëtime të ndryshme për organizatat të cilat mbështesin jashtë Londrës dhe kjo ka bërë që ata të mungojnë në momentin e rëndësishëm të lindjes së Archiet.
Megjithatë disa ditë më parë princ William u shpreh me shaka për një intervistë: Jam absolutisht i lumtur. Unë jam shumë i lumtur që mirëpres vëllain tim në shoqërinë e mungesës së gjumit që quhet prindërim.