MENU
klinika

Dode ose shkrimtari i Jugut

Pse nuk janë seriozë ata që nuk qeshin?

13.05.2019 - 11:37

     Tek rinia ekziston një zjarr, një nevojë entuziazmi që edhe me prekjen më të vogël shpërthen.

 

Alfons Dode  lindi më 13 maj 1840 dhe vdiq më 16 dhjetor 1897. Në traditën franceze të artit shënohet si një novelist, shkrimtar, dramaturg dhe poet i shquar. Qysh fëmijë pati zhvillim mendor të parakohshëm dhe aftësi për të vëzhguar. Në moshën 10-vjeçare ai kënaqej shumë kur ndalonte nëpër rrugët e Laonit ndonjë kalimtar dhe e pyeste për profesionin e tij, për shijet, mendimet dhe për çdo gjë që lidhej me të. Edhe pse shpesh konsiderohej shkrimtar i Jugut, Alfons Dode kaloi shumë vite të jetës së tij në Paris. Pasi u kthye atje, në 1870, ai u shpërngul në në Draveil më 1887, ku priti shumë nga shokët e tij shkrimtarë si Mopasanin, Zolanë ose Prustin, takoi Floberin, Tugenjeniv etj. dhe iu kushtua tërësisht shkrimit.

 

 

Fillimisht shkroi disa tregime të shkurtra për “Le Figaro”, por majën e suksesit e arriti më 1868 me romanin “Gjëri i vogël” dhe famën e arriti me “Letra të mullirit tim”. Po ashtu mbetet mbresëlënës edhe triologjia e aventurave “Tartarini i Taraskonit”, vepër që përshkohet nga një realizëm karikatural, kryevepra e prozës franceze në humor.

Nga ana psikologjike Dode përfaqëson një sintezë të elementeve kontradiktore dhe përvojës aktuale të jetës në çdo nivel shoqëror, apo gjatë udhëtimeve që e ndihmoi në zhvillimin e dhuntive të tij natyrore. Personaliteti i jugut të Francës, që kombinoi kuptimin e pasionit me pamjen e botës së ndriçuar nga shkëlqimi i diellit mesdhetar, ai që lejoi fluturimet e shpenguara të imagjinatës pa e anashkaluar vëmendjen ndaj holësive të sjelljes njerëzore.

 

 

 

Gjatë gjithë jetës së tij ai regjistroi vëzhgimet e njerëzve të tjerë në fletore të vogla, të cilat i përdori si rezervuar frymëzimi, një roman i vërtetë, “historia e njerëzve që kurrë nuk do të kenë asnjë histori”. Dode ishte i lirë nga idetë e paracaktuara, ndryshe nga natyralistët e tjerë, ai besonte se bota në diversitetin e saj ishte keqinterpretuar nga romancierët që përqendroheshin vetëm në aspektet e saj më të shëmtuara.

E vërteta dhe fantazia, përshkrim i egër dhe poezi, seriozitet i qartë dhe një ndjenjë humori, ironi dhe dhembshuri, të gjitha elementet kontradiktore prej të cilave është krijuar dinjiteti i njeriut gjenden të harmonizuara në punën më të mirë të Dodesë. Vepra e Alfons Dodesë ishte e larmishme, e ndërlikuar, shpesh tallëse, por gjithnjë mbresëlënëse.

 

   Njerëzit që nuk qeshin kurrë nuk janë njerëz seriozë.

 

Poeti është një i rritur që e shikon botën me sytë e një fëmije.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”

Ambasador i këngës italiane në botë

Andrea Bocelli: Njeriu shikon qartë vetëm përmes zemrës