Kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Kuvend, Rudina Hajdari bëri apel që të shmangen tensionet dhe përplasjet në protestën e opozitës.
Dy ditë pas dhunës ndaj Sahit Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së, Hajdari i ka uruar këtij të fundit dhe protestuesve shërim të shpejtë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, liderja e ‘opozitës së re’ ka kërkuar që të shmanget ajo që Hajdari e quan “përplasja vëllazërore”.
Në mesazhin e saj të shkurtër, ajo flet për sjellje barbare, që sipas saj bën të fajshëm të dy palët.
“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot.
Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.