Shqiptarët Finlandes, Suedes dhe Danezët janë popujt me optimist në Europë. Rreth 75% e shqiptarëve të pyetur në Anketën e Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian pohuan se e shikojnë me optimizëm të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve.
Ndërsa ën krahasim me rajonin shqiptarët e anketuar kanë qenë më optimist për të ardhmen e brezave. Pas shqiptarëve, më optimistët në rajon janë shprehur serbët, ku 68% e tyre janë shprehur se shikojnë me optimizëm të ardhmen për fëmijët.
Më pas ndiqet nga Mali i Zi me 66% të anketuarve të shprehur optimist dhe Maqedonia me 65%. Sipas rezultateve të Anketës së Cilësisë së Jetës, vetëm 57% e qytetarëve të Bashkimit Europian janë treguar optimistë për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve. Vendet me përqindjen më të lartë të optimistëve janë vendet e Europës Veriore, të njohur për mirëqenien e lartë të qytetarëve atje. Vendi me përqindjen më të lartë të optimistëve është Finlanda, ku 86% e të pyeturve janë dakord se ardhmja për brezat që do të vijnë do të jetë më e mirë.
Po ashtu, edhe në Suedi, 83% kanë pohuar të njëjtën gjë, duke u ndjekur nga Danimarka dhe Irlanda me përkatësisht 80 dhe 79% të anketuarve optimistë.
Ndër vendet pesimiste rreshtohen edhe Italia, së bashku me Francën, ku sipas rezultateve të Anketës janë shprehur optimistë vetëm 41 dhe 42% e të anketuarve. Më shumë se gjysma e individëve të pyetur nuk e shohin aq të ndritur të ardhmen e brezave që do të vijnë. Në Bullgari, 48% e shikojnë të ardhmen me optimizëm. Vendet e tjera të Bashkimit Europian luhaten rreth mesatares së BE-së prej 57%.
Komisioni Europian kreu Anketën e Cilësisë së Jetës, i cili mundësojë një panoramë të cilësisë së jetës së evropianëve në ditët e sotme. Të dhënat dhe analizat mbulojnë cilësinë e jetës, cilësinë e shoqërisë dhe të shërbimeve publike.
Për herë të parë në këtë anketë u përfshinë edhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, duke marrë nga një kampion përfaqësues nga këto shtete.
Anketa ka të dhëna cilësore të ndara sipas gjinisë, moshës, aktivitetit të të anketuarit (i punësuar ose jo) dhe të ardhurave (nga të ulëtat pjesë e kuartilit të parë deri te të ardhurat më të larta, kuartili i katërt.