Pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur lufta në Irak ndau aleatët e NATO-s , u përfol fundi i Aleancës Atlantike. Por kohët ndryshojnë…
Sot, Bashkimi Evropian përballet me kriza të shumta, që nga “Brexit” deri tek nacionalizmi në rritje. Formatet si G-7 nuk duket se krijojnë lidership të përbashkët në çështjet globale.
Tregimi për “vdekjen e Perëndimit” duket të jetë duke fituar gjithnjë e më shumë përhapje gjithashtu dhe nocioni që NATO mund të mos jetë më i domosdoshëm.
Po si do të dukej bota pa NATO-n? Është një pyetje e dobishme, sepse një eksperiment i tillë ndihmon për të parë se çfarë do të ishte në rrezik.
Në fund të fundit, NATO do të thotë shumë më tepër sesa thjesht zhdukja e një burokracie në Bruksel apo fundi i një lidhje të institucionalizuar politike dhe ushtarake midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Pasojat politike dhe ushtarake të një zhvillimi të tillë do të ishin të shumëllojshme dhe të rrezikshme.
Fundi i mbrojtjes kolektive
Shpërndarja e Aleancës së Atlantikut do të nënkuptonte fundin e mbrojtjes kolektive transatlantike. Evropa do të duhej të punonte për sigurinë e saj pa Shtetet e Bashkuara.
Për disa entuziastë që për një kohë të gjatë kanë kërkuar shkëputjen e Evropës nga Shtetet e Bashkuara, kjo do të dukej si një ëndërr e vërtetë. Për ata që ende e shohin komunitetin transatlantik si një arritje unike dhe të domosdoshme, do të dukej si një makth.
Ndërtimi i një mbrojtjeje të pastër evropiane do të trondiste evropianët politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht. Do të nënkuptonte rritje dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes.
Me fjalë të tjera, zhdukja e NATO-s do të kërkonte një thellim të mëtejshëm të integrimit evropian në atë fushë ku integrimi është më i vështiri.
Rritje e fuqisë së Rusisë në Evropë
Në të kundërt, fundi i NATO-s do të rriste ndjeshëm pozicionin e Rusisë në sigurinë evropiane. Mundësitë që Rusia të frikësojë fqinjët e saj evropian do të rritet. Pa ombrellën mbrojtëse të NATO-s, në Evropë do të mungonte vetëbesimi i kërkuar për një angazhim koherent dhe konstruktiv me fuqinë euroaziatike.
Ndërveprimi ushtarak do të zvogëlohej
Pa kuadrin më të gjerë të NATO-s, nuk mund të gjenerohej qëndrueshmëria politike dhe ushtarake e nevojshme për misionet e stabilizimit të rrezikshme dhe afatgjata, si Afganistani. Pa Shtetet e Bashkuara si qendra ushtarake e gravitetit, standardet ushtarake evropiane do të kishin më shumë gjasa të regresoheshin. Pa procedurat dhe standardet e provuara dhe të NATO-s, roli i Shteteve të Bashkuara si një ndihmës ushtarak do të ishte shumë më i vështirë.
Implikime për aleatët
Fundi i Aleancës do të ishte gjithashtu një sfidë e madhe për aleatët si Kanadaja apo Turqia, pasi ata nuk kanë mundësi të organizojnë lidhjet e tyre me Europën nëpërmjet anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të përbënte gjithashtu një dilemë të madhe për vendet joanëtare të NATO-s, si Finlanda dhe Suedia.
Një marrëveshje e keqe
Po në lidhje me ndarjen trans-atllantike? A do të kishte fundi i NATO-s të paktën të siguronte që Shtetet e Bashkuara më në fund u lehtësuan nga një “barrë” e padrejtë financiare dhe ushtarake? Vështirë. Rrjedhimisht, shpërbërja e NATO-s do të përkthehej në kursime relativisht të vogla për Shtetet e Bashkuara, megjithatë Uashingtoni do të humbiste aleatë dhe bazat ushtarake.
Fituesit gjeopolitikë do të ishin Kina, Rusia dhe të gjithë ata që, duke përdorur thirrjen e shquar të nevojës për të ndërtuar një “botë multipolare”, kërkojnë të dobësojnë rolin e Shteteve të Bashkuara në ruajtjen e rendit ndërkombëtar.