Mesditën e sotme kryeministri Rama ka njoftuar një bashkëbisedim me gazetarët.
Ky bashkëbisedim është i dyti brenda pak ditësh, ndërkohë kujtojmë që vetëm një ditë pas 11 majit, protestës së madhe të opozitës Rama dha mesazhe të forta nga Kryeministria.
Kryeministria ka njoftuar sot se i pari i qeverisë do të zhvillojë bashkëbisedim me gazetarët në sallën e Hartave në Kryeministri.
Mesazhi i Ramës:
Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore.
Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet.
Bashkebisedimi vjen nje dite pas marshimit proteste te opozites, pas te cilit, Rama ritheksoi se “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”, dhe nuk ngurroi t’i drejtohej kryedemokratit Basha me ftese direkte: Kur do flasim?.
Kujtojme se po mbreme qarkulluan lajme per nje pakt mes paleve, por qe fill pas kesaj, selia blu reagoi me nje pergenjeshtrim, duke thene se:
“PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krjimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale jane ilegjitime”.