MENU
klinika

Postimi

Kryemadhi takime zyrtare në SHBA: Pres me padurim për të…

16.05.2019 - 10:24

Kryetarja e LSI-së teksa ndodhet në SHBA ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare.

Sot Kryemadhi është takuar me Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Takimin e ka publikuar vetë Kryemadhi përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ka qenë një kënaqësi për të të bisedonte rreth marrëdhenieve të Shqipërisë me SHBA.

Postimi:

Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë.