MENU
klinika

Sinjale për inflacionin

Nafta dhe uji rrisin çmimet e prodhimit

06.09.2018 - 13:21

Rritja e çmimeve të naftës bruto i ka dhënë një shtysë çmimeve të prodhimit në vend. Sipas Instat, çmimet e prodhimit u rritën me 2.4%, por kjo rritje erdhi kryesisht nga segmenti i industrisë nxjerrëse dhe i çmimeve të administruara, ndërsa sektori më i rëndësishëm, ai industrisë përpunuese, vazhdon ketë çmime prodhimi në rënie.

Indeksi i çmimeve të prodhimit mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit, ndaj jep një orientim për rritjen e çmimeve të konsumit në një të ardhme të afërt. Nëse prodhuesit rrisin çmimet, me shumë të ngjarë, kjo rritje përcillet edhe në çmimet me të cilët konsumatorët i blejnë mallrat me pakicë. Rritja e çmimeve të prodhimit në vend edhe për tremujorin e dytë u udhëhoq nga industria nxjerrëse, me 17.5%, ndërsa për sektorin e nxjerrjes së naftës rritja ishte 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe furnizimi me ujë regjistroi rritje vjetore me 2.5% të çmimeve, për shkak të çmimeve të reja që u aplikuan në disa bashki të vendit, që nga fillimi i këtij viti. Për sa i takon industrisë përpunuese, sektorit që mban edhe më shumë peshë në prodhim, edhe për tremujorin e dytë të vitit çmimet e prodhimit pësuan rënie, me 0.9%.

 

Kjo rënie mund jetë ndikuar në një masë të madhe nga rënia e kostove të lëndëve të para për shkak të mbiçmimit të ndjeshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor. Në segmentin që prek më shumë konsumatorët, atë të industrisë ushqimore, indeksi i çmimeve të prodhimit ishte sërish negative me 2.7%, çka nënkupton çmime ende në rënie.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!