Qeveria do të ulë taksën për plastikën nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg. Porjektiligji është depozituar në kunved dhe pasi të kalojë në komisone pritet të miratohet.
Qëllimi i këtij ndryshimi është të lehtësojë barrën e taksimit të lëndëve të para për prodhimin e artikujve të plastikës.
Për këtë qëllim propozohet që taksa mbi lëndët e para primare, të cilat importohen për prodhimin e artikujve të plastikës në vend, të ulet nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg. Të rimbursojë taksën jo vetëm për ambalazhet që eksportohen, por edhe për ccdo artikull tjetër plastik që eksportohet.
Të përjashtojë nga pagimi i taksës lëndet e para primare apo materialet që përfshihen në kapitullin 39 të plastikës, por që përdoren për në procese teknologjike për prodhimin e mallrave jo plastikë.
Ndryshimet e miratuara në paketën filskale në dhjetor 2019, kanë lehtësuar barrën fiskale të prodhuesve vendas dhe impmiuesve, nëpërmjet uljes së nivelit të taksës, por edhe zgjerimit të bazës së taksueshme, me qëllim eliminimin e shmangieve nga pagimi i saj.
Ndryshimi i paraqitur së fundi, synon të stimulojë më fort prodhimin vendas duke e ulur më tej nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg, pra -60 % nivelin e taksës, si dhe të përjashtojë nga taksa një sërë lëndësh të para dhe artikuj plastike, të cilët përdoren: në industrinë e ndërtimit në kuadrin e rritjes së eficiencës së energjisë, në industrinë e mobilerisë dhe të prodhimit të bojrave dhe materialeve të ndërtimit.
Ulja e nivelit të taksës për lëndet e para primare nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg llogaritet të ketë një efekt rreth 200 deri 225 milionë lekë në një vit të plotë financiar, duke marrë parasysh që në vitet e kaluara janë importuar rreth 15 mijë ton lëndë të para primare që përdoret për prodhimin e mallrave të plastikës.