Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë.
Lidhur me miratimin e kësaj rezolute ka reaguar dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka mirëpritur këtë fundit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi shprehet se tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve do gjendet mënyra të veprohet kundër atyre që kanë kryer krime lufte.
“E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë.
Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen.
Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë. HTH”, shkruan në Facebook, Hashim Thaçi.