MENU
klinika

Detajet

Përkujtohet sot ‘Batalioni i Dumresë’, festime në Cërrik

17.05.2019 - 12:45

Këtë të premte në Cërrik janë përkujtuar dëhmorët e Batalionit të Dumresë që luftuan për lirinë e vendit.

Festimet nisën që herët në sheshin e qytetit, ndërkohë që është zhvilluar edhe panairi me prodhime tradicionale vendase i cili mblodhi vizitorë nga i gjithë qarku.

Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe presidentin Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë për praninë në 76-vjetorin e një prej formacioneve partizane me histori të lavdishme.

Jemi krenar që jemi i vetmi vend që arritëm të çliroheshim vetë, por nuk patën fatin të bëheshim pjesë e projektit europian të 9 Majit 1945. Askush nuk ka sukses duke cenuar historine LANÇ. Nuk është koha të merremi me të kaluarën. Është koha të shtojmë bashkëpunimin me njeri tjetrin për integrimin e vendit në BE”, deklaroi Kreu i Shtetit

Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla theksoi se batalioni i Dumresë ka një vend të rëndësishëm në historinë e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pseudohistorianët se fundi po tentojnë të hedhin baltë mbi LANÇ, por ne do ta mbrojmë me përkushtim. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku pre Shqipërinë europiane”, theksoi Balla.

Panairi me prodhime tradicionale të zonës së Dumresë pritet të kthehet në traditë në qytetin e Cërrikut për t’i shtuar gjallërinë këtij qyteti, por edhe për nxitur vizitorë nga i gjithë vendi që të bëhen pjesë e festës së Cërrikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN