Humbja e vetëdijes apo gjendja e të fiktit, njihen me termin mjekësor sinkop.
Kjo gjendje ndeshet në rastet kur truri nuk furnizohet me sasinë e duhur të gjakut dhe mund të shkaktohet nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga probleme të tjera.
Për shembull, pilotët ushtarakë që fluturojnë me avionë ultrasonik, mund të kenë humbje të vetëdijes ose edhe sinkop në rastet kur ata kryejnë kthesa të quajtura 9G (nëntë herë më shumë se forca e gravitetit), gjatë së cilës gjaku shkon në ekstremitetet e poshtme të trupit dhe nuk shkon në tru.
Ky problem mund të shmanget duke përdorur një veshje të veçantë e cila fryhet gjatë këtyre kthesave dhe ndihmon gjakun të shkojë në tru. Sinkopi mund të jetë i lidhur me sëmundje të arterieve të cilat dalin nga aorta dhe furnizojnë trurin me gjak.
Në rast se ato ngushtohen ose bllokohen, rezultati është episode sinkopale. Në rastin më të keq, copa të vogla të materialit aterosklerotik mund të shkëputen nga muri i arterieve dhe të shkojnë në tru, duke dhënë një gjendje që quhet stroke.
Një problem relativisht i zakonshëm i valvulës së aortës, është stenoza e kësaj valvule, duke sjellë si problem një ulje të sasisë së gjakut që kalon nga kjo valvul.
Kur një person me stenozë të aortës është duke pësuar një stres fizik, mund të ndodhë që të ulet sasia e gjakut që shkon në tru. Personi mund të ndjejë në këto momente sikur është duke vdekur, madje në disa raste edhe mund të vdesë. Por kjo ndodh vetëm për pak sekonda, megjithëse një gjendje e tillë është shumë e frikshme dhe e rrezikshme.
Sincopi mund të shkaktohet edhe nga probleme të tjera kardiake. Për shembull, në rast se zemra juaj ka një ritëm jo normal, që quhet aritmi, ritmi i saj mund të bëhet shumë i ngadalshëm, ose të humbasë ndonjë apo disa rrahje. Kjo shkakton humbje të vetëdijes, gjendje të fikti, e cila kalon menjëherë porsa zemra fillon të rrahë përsëri.
Ju mund të pësoni një gjendje sinkopale edhe kur zemra fillon të rrahë shumë shpejt; kur ritmi i zemrës është midis 180 dhe 250 rrahje në minutë, në një rast të tillë zemra nuk kryen një pompim efektiv. Edhe në këtë rast nuk shkon në tru sasia e nevojshme e gjakut.
Gjendja e të fiktit për shkak të refleksit vasovagale.
Kjo gjendje të fikti ose siç quhet ndryshe simkopi neurokardiogjenike mendohet të jetë forma më e zakonshme e sinkopit. Është llogaritur që rreth 3% e vizitave në urgjencat e SHBA-ve të jenë nga kjo gjendje të fikti.
Termi vazovagal i referohet efektit që nervi vag ka mbi enët e gjakut, por në terma më të përgjithshëm i referohet efektit të nervave mbi zemrën dhe enët e gjakut.
Një test që përdoret për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një reaksion vazovagal që ka shkaktuar gjendje sinkopi bëhet duke vendosur pacientin të shtrirë në një tavolinë të lëvizshme e cila ngrihet menjëherë në pozicion vertikal.
Pacienti i cili është i lidhur me një elektrokardiogram, nëse do të ketë një reaksion të tillë do të paraqesë një ulje të numrit të rrahjeve të zemrës.
Shumë lloje trajtimesh ekzistojnë për të trajtuar në mënyrë efektive këtë problem. Në disa raste këta pacientë mund të kenë nevojë për pacemaker.
Marrja e mendve është e ndryshme nga sinkopi dhe gjatë saj pacienti nuk ndihet mirë, gjithçka i vjen rrotull duke mos pasur një ekuilibër, por në shumicën e rasteve nuk e humb vetëdijen.
Kjo gjendje duhet krahasuar me rastin kur rrotullohemi rreth vetes disa herë dhe më pas ndalojmë.
Humbja e ekuilibrit mund të vijë edhe nga probleme të veshëve.
Në shumicën e rasteve, njerëzit e ngatërrojnë këtë me një problem kardiak, megjithëse në shumicën e rasteve nuk është kështu.
Redaktoi: F.R