MENU
klinika

Gjonaj kundër Markut

Gratë e Drejtësisë nisin ‘luftën’!

17.05.2019 - 16:13

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur sërish rezerva për punën E Prokurores së Përkohshme, Arta Marku në lidhje me numrin e paket të hetimeve disiplinore ndaj prokuroreve.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se ka një vakum ligjor, por theksoi se Prokurorja e Përgjithshme eshtë i vetmi mekanizën inspektues deri në krijimin e Inspektori i Lartë i Drejtësisë

“Përtej faktit të kësaj mungese dhe vakumit ligjor, ashtu si ministria e Drejtësisë kreu rolin e saj në kuadër të verifikimeve paraprake në këtë procedurë tranzitore të gjyqtarëve ashtu duhej ta kryente dhe Prokurori i Përgjithshëm për prokurorin”.

Gjonaj pati të njëjtën përgjigje edhe për uljen e numrit të procedimeve proaktive për korrupsion dhe pastrimn e parave ku tha se Prokurori i Përgjithshëm ka detyrë të orientojë vartësit.

” Ne sot kemi një sistem të decentralizuar ku prokurori i cështjes është zot i cështjes së tij prokurori i përgjithshëm ka detyrë të drejtojë drejtuesit e prorkurorive dhe prokurorët për prioritetet”.

Gjonaj tha se qeveria për vitin 2019 ka vendosur si prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrusionit.