Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, u ka kërkuar falje të gjitha grave të dhunuara në luftë për nxjerrjen e fotografisë së djeshme.
“Ju kërkoj falje grave të dhunuara dhe familjarëve të tyre për shqetësimin që kam sjell me këtë fotografi. Deklaroj se organet e shtetit – në të cilat besoj – janë duke u marrë me këtë çështje. Konstatoj se është një dokument ndoshta i falsifikuar dhe i keqpërdorur shumë kohë më parë – qysh nga viti 2003”, ka deklaruar Brovina.
“Më është dorëzuar sa kam qenë kryetar e Komisionit për Persona të Zhdukur”.
“Një aktivist ma ka dorëzuar dokumentin në zarf dhe më ka thënë se mund ta përdori dhe se gruaja e dhunuar është gjallë”.
“S’kam menduar se dikush mund të më sillte dokumente që nuk janë të vërtetuara dhe me besim e kam përdorur dje. Nuk kam besuar se ky dokument mund të mos jetë i saktë. Saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit dhe unë jam në dispozicionin e tyre” -përfundoi ajo.