Në prag të sezonit turistik 50 biznese në fushën e hoteleri turizmit, gastronomisë, restorante dhe bizenese që ofrojnë shërbime të ndryshme në Vlorë u bënë bashkë në panairin turistik të mbajtur për herë të parë në qytetin bregdetar.
Me qëllim prezantimin e gastronomisë dhe ofertave turistike nga operatorët për këtë sezon në Vlorë, panairi synon rritjen e standardeve në sektorin e turizimit.
Panairi u mbajt në sheshin pranë ambjenteve të Laboratorit të turizmit në Lungomare, i pari në Shqipëri që do të shërbejë për nxitjen dhe rritjen e sipërmarrjeve turistike në Vlorë dhe më gjerë.
Kreu i BiznesAlbania, Luan Bregasi tha se ky laborator do të jetë pika e takimit mes bizneseve dhe të rinjve që e shohin karrierën e tyre në turizëm.
Operatorët turistikë, pjesëmarrës në panair ofruan rreth 50 kërkesa të reja pune për këtë sezon turistik në Vlorë.