MENU
klinika

Taksa në rrugën Tiranë-Durrës

“S’ka zgjedhje pa…”, Basha me mesazh të fortë nga Parlamenti Britanik

18.05.2019 - 17:11

Teksa ndodhet në Angli, kryedemokrati Basha ka përsëritur edhe njëherë kushtet e opozitës për zgjidhjen politike të krizës ku ka hyrë vendi.

I pranishëm në një vizitë në Westminster, Basha theksoi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa u ndëshkuar politikanët që u kapën në bashkëpunim me krimin e organizuar duke vjedhur vota.

Sipas Bashës, mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës është largimi i qeverisë dhe kryeministrit si dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve.

Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen.

Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës”, theksoi Basha.

Gjithashtu Basha tha nga Londra se Partia Demokratike nuk do të lejojë taksë në rrugën Tiranë – Durrës, ndërsa shtoi se do të anulojë taksën për Rrugën e Kombit.

Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish.

Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet.

Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët.

Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë.

Shqipëria dhe shqiptarët do të pasuruhen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe inicistiva e lirë e pasuron një komb”, deklaroi Basha.