Çdo sipërmarrës apo individ ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.
Ndërkohë lista e shërbimeve tona online është pasuruar tashmë edhe me Çertifikatën e Rezidenzës Tatimore. Rreth 38,030 vërtetime janë dhënë nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2019, për individët dhe subjektet e interesuara.
Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ndërsa inkurajon tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania, Administrata Tatimore risjell në vëmëndje mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa:
• Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
• Tatim i Lojërave të Fatit
• Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
• Tatim i Mbajtur në Burim
• Tatim mbi Vlerën e Shtuar
• Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
• Tatim Fitimi
• Tatim mbi të Ardhurat Personale
• Taksat Kombëtare
• Tarifat Kombëtare
• Renta minerare
• Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
• Detyrime globale/Penalitetet
Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes.