MENU
klinika

Si nisi?

Sherri me Strazimirin, Ndreu: Ju shpjegoj çfarë ndodhi

18.05.2019 - 21:15

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, kandidati për Bashkië Lezhë, Pjerin Ndreu foli në lidhje me sherrin që ka pasur në ambientet e Kuvendit me ish-deputetin demokrat Gent Strazimiri, tha se në atë kohë, e kishte bërë atë veprim sepse ishte provokuar.

Ai shtoi se më shumë kishte ndërhyrë pas incidentit, pasi kur ka ndodhur sherri nuk ka qenë aty.

“Kur ka ndodhur, unë s’kam qenë fare. Unë kam hyrë më vonë. Gjithë historia ka qenë që “pusho ore”.

Ai moment ka zgjatur jo më shumë se 20 sekonda. Pastaj e mora vesh se çfarë ka ndodhur. Në deklaratën e Prokurorisë, kur më morën të pandehur, në deklaratën e Strazimirit thuhej se ai s’ka ndjerë asgjë.

Ai thoshte nuk më ka rënë. Nuk ishte goditje ajo, ishte më shumë prekje, tërheqje vëmendjeje. Parlamenti është zonë e vështirë.

Aty provokojnë dhe shpërblehen nga partitë ata që provokojnë”, deklaroi Pjerin Ndreu.