Vrasja e ish-kryetarit të partisë serbe SDP në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç ëshë rikthyer sërish në vëmendje.
Kjo ngjarje e rëndë e 16 janarit 2018 ende nuk është zbardhur nga organet e drejtësisë në Kosovë.
Rasti ‘Ivanoviç’ përplasi organet e drejtësisë të Kosovës dhe atyre të Serbisë, me akuza dhe kundër-akuza përsa i përket bashkëpunimit për zbardhjen e kësaj vrasjese.
Kur Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për arrestimin e tre personave që dyshohen se kishin lidhje me vrasjen e Ivanoviçit, pati shpresa për bashkëpunim edhe me prokurorinë serbe.
Të dyshuarit u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari tjetër Milan Radojiçiç nuk u arrit të arrestohej dot.
Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga aksioni i arrestimit të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur ende ndonjë aktakuzë.