MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 19 maj?

19.05.2019 - 08:18

715 – Gregory II fillon mbretërimin e tij si papë katolik. Ai do të shpallej shenjtor dhe një nga mrekullitë e tij lidhet me fitoren e Toulousës, Francë, kundër myslimanëve më 721, kur Papa i dërgoi Dukës së Aquitanias – rrethuar në kështjellën e Toulousës – tre shporta me bukë. Pas betejës, u raportua se në radhët e ushtarëve që kishin ngrënë nga kjo bukë nuk kishte asnjë të vrarë ose të plagosur.

1506 – Kristofor Kolombi zgjedh djalin e tij Diego si trashëgimtarin e vetëm. Në vitin 1509, Diego u emërua Guvernator i Indies, post që ishte mbajtur nga i ati. Diego themeloi shtëpinë e tij El Alcazar de Colon, e cila ende qëndron në Santo Domingo që sot njihet si Republika Domenikane.

1643 – Gjiri Masaçusets, Plymouth, Konektikat dhe New Harbor formojnë Koloninë e Bashkuar të Nju Englandit.

1662 – Në Angli hyri në fuqi Akti i Uniformitetit që përcakton formën e lutjeve fetare publike. Respektimi i kësaj forme lutjesh ishte i nevojshëm që një person të mund të mbante një post në qeveri apo kishë. Si rezultat i menjëhershëm, mbi 2.000 klerikë refuzuan të bënin betimin dhe u dëbuan nga Kisha e Anglisë. Akti i Uniformitetit ishte pjesërisht në fuqi në Britani deri në fund të vitit 2010.

1780 – Nju Englandi mbulohet nga një errësirë thuajse e plotë në mesditë – shkaqet kanë mbetur të panjohura.

1795 – Në Arundel, Maryland, SHBA, lindi Johns Hopkins. Që kur ishte 17 vjeç ai hapi një dyqan ushqimesh; mbi këtë sukses u rrit duke u bërë tregtar, biznesmen, sipërmarrës, investitor – milioner – filantropist. Në testamentin e tij la fonde për një universitet dhe një spital, që sot mbajnë emrin e tij, “Johns Hopkins”. Vdiq më 1873.

1802 – Napoleon Bonaparti krijon Urdhërin e Nderit, dekorata më e lartë në Francë. Motoja e Urdhërit është “Nder dhe Atdhe”.

1919 – Mustafa Kemal Ataturku pushton tokat në Samsun, Anatolia në bregun e Detit të Zi, duke filluar atë që u quajt më vonë Lufta Turke e Pavarësisë. Përvjetori i kësaj ngjarjeje është datë zyrtare e përkujtimit të gjenocidit turk ndaj grekëve.

1935 – Autori dhe ushtaraku britanik T.E. Lawrence, i njohur si “Lawrence of Arabia”, vdiq nga plagët në një aksident me motor. Lindur më 16 gusht 1888, në Uells, Lawrence shërbeu në ushtrinë britanike, duke luajtur rol kyç në kryengritjen e madhe arabe kundër perandorisë osmane 1916–1918. Një film i bazuar në jetën e tij u realizua në vitin 1962 – “Lawrence of Arabia” fitoi 7 çmime Oskar.

1943 – Berlini shpallet qytet pa asnjë hebre; ata ishin dëbuar, burgosur, internuar apo vrarë nga nazistët.

1960 – Parlamenti i Belgjikës kërkon një ditë pushimi në javë për të vetë-punësuarit.

1962 – Nju Jork; Në Madison Square Garden, Marylin Monroe jep serenadën e famshme për presidenti John Kenedy, duke kënduar: ‘Happy Birthday, Mister President. Happy Birthday to You.’’

1982 – Sofia Loren burgoset në Napoli për shmangie taksash. Aktorja e njohur italiane doli nga burgu i grave me vendim të gjykatës, pasi krey 17 ditë të dënimit prej 30 ditësh.

1995 – Indiano amerikani Balamurali Ambati, 17 vjeç, diplomohet për mjekësi duke u bërë mjeku më i ri në botë. Në moshën 11 vjeçare, Ambati përfundoi shkollën e mesme dhe u bë bashkë-autor i një libri mbi SIDAn; 13 vjeç, mbaroi universitetin e Nju Jorkut dhe pas 4 vjetësh mori diplomën e mjekut okulist. Aktualisht, Dr Ambati është profesor në Universitetin e Utahs.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe