MENU
klinika

Zgjedhjet në veriun e Kosovës

“Tregoni sa na doni”/ Vuçiç nxit serbët!

19.05.2019 - 09:39

Ditën e sotme prej orës 07:00 ka nisur procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Pak kohë para nisjes së votimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Kjo thirrje sipas tij bëhet me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e Serbisë.

“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, është shprehur Vuçiç.