MENU
klinika

"Po hamë perime me pesticide"

FRPD protesta para AKU-së në Durrës

19.05.2019 - 12:42

Anëtarët e FRPD sulmuan me domate dhe perime të tjera Drejtorinë e AKU-së në Durrës në shenjë proteste për cilësinë e ushqimeve.

Ata kanë zgjedhur ditën e dielë për të protestuar ndaj pasigurisë ushqimore dhe neglizhencës së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, në kryerjen e rolit të saj në mbrojtje të konsumatorëve.

Sipas tyre, ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon tregtimin e perimeve me pesticide të cilat dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.

“Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marr rryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone” janë shprehur disa prej protestuesve.