Për të transferuar pensionin nga një qark në tjetrin, nga një njësi në tjetrën ose nga posta në bankë, pensionisti duhet të plotësojë një formular-tip.
Kërkesa për transferimin e pensionit, e dosjes së pensionit, bëhet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku ka vendbanimin e ri pensionisti, sipas kërkesës-tip. Kërkesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH.
Në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimin në territorin e ALSSH-së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikuara në rregullore, duke i dhënë edhe alternativë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga Bankat e Nivelit të Dytë.
Kërkesa për transferimin e pensionit, e dosjes së pensionit, bëhet në ALSSH-në ku ka vendbanimin e ri pensionisti, sipas kërkesës-tip.
Në rastet kur personi, i cili kërkon të transferojë dosjen e pensionit nga njëri rajon në tjetrin, kërkon të përfitojë kompensimet për energjinë elektrike, apo kompensime të tjera të njohura me aktet nënligjore në fuqi, duhet të paraqesë edhe dokumentacionin që provon plotësimin e kritereve për secilin lloj të kompensimit.
Më pas kërkesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH, i cili kontrollon në sistemin online të regjistrit të shtetasve, nëse kërkuesi ka vendbanimin në territorin ku shtrin juridiksionin ALSSH-ja. Ndërkohë, në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimin në territorin e ALSSH-së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikuara në rregullore, duke i dhënë edhe alternativë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga Bankat e Nivelit të Dytë.
Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore ku është paraqitur kërkesa për transferimin e dosjes ka detyrimin të njoftojë personin e interesuar dhe ta pajisë atë me librezën e pensionit.
Sipas ligjit në fuqi kërkesa për transferimin e qendrës së pagesës kryhet brenda rrjetit të shërbimit të pagesave të Postës Shqiptare, bëhet në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Në rastin kur personi përfitues kërkon transferimin e pagesës së pensionit nga një Zyrë Pagese në vartësi të Postës Shqiptare sh.a në drejtim të një dege të Bankave të Nivelit të Dytë, zbatohen procedurat e mëposhtme:
- a. Kërkesa për kalimin e pagesës së pensionit dhe përfitimeve të tjera nga Zyrat Postare në një degë të Bankave të Nivelit të Dytë, bëhet pranë degëve të këtyre bankave. Në këtë rast punonjësit e sporteleve të degës së bankës marrin funksione të inspektorëve pritës të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore.
- b. Bazuar në kërkesën e përfituesit, së cilës i bashkëlidhet fotokopja e letërnjoftimit elektronik e nënshkruar nga pensionisti dhe libreza e pensionit, në prezencë të përfituesit dhe të personit të autorizuar prej tij, i cili është edhe në rolin e garantorit të marrëdhënieve financiare të pensionistit me Bankën dhe DRSSH-në, dega e bankës harton kontratën përkatëse dhe çel numrin e llogarisë së pensionistit.
- c. Kërkesat e pensionisteve, së bashku me kontratën, ku është evidentuar numri i llogarisë, i përcillen Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, e cila gjendet në të njëjtin qark me vendndodhjen e degës së bankës.
Dokumentat që duhet të dorëzohen për transferim pensioni nga një rajon në tjetrin janë si më poshtë:
1. Çertifikatë familjare;
2. Fotokopje e Kartës së identitetit.
– Dokumentat që duhet të dorëzohen për përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike:
1. Deklaratë për kompensimet;
2. Fotokopje e kontratës së energjisë elektrike;
3. Vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla;
4. Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave të Bashkisë ose Komunës;
5. Vërtetim nga Zyra e punës, si punëkërkues për anëtarët e tjerë të familjes.