Për tremujorin e parë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve, me 145 të tilla, megjithatë ka pësuar rënie prej 2,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 10 premiera, 6 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për tremujorin e parë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 22.765 të tillë; megjithatë, ka shënuar një rënie prej 18,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Statistikave sipas të cilit mësohet se rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, në tremujorin e parë 2019 e ka patur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me 54,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje ka pësuar një rënie të lehtë, nga 222 spektatorë për shfaqje që ishte në tremujorin e parë të vitit 2018, në 220 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e parë 2019. Ulja është në masën 0,9 %.
Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e parë 2019 është 25.916, duke shënuar rritje me 5,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 2,5 % ndërmjet tremujorit të parë 2019 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2018.
Numri i vizitorëve në parqe arkeologjike, në tremujorin e parë 2019 është 19.881, me rritje prej 43,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të mëparshëm.
Në tremujorin e parë 2019, numri i vizitorëve të huaj në muze, parqe dhe kala ishte 15.846, duke shënuar një rritje me 27,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Përqindja më e lartë e vizitorëve të huaj është në muze, përkatësisht 27,4 % të huaj nga totali i vizitorëve në muze