MENU
klinika

Kosovë/ Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lista serbe merr komunat e veriut, dalin rezultatet e para

19.05.2019 - 21:33

Janë mbyllur qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Demokracia në Veprim në një konferencë për media, ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka shkuar në mënyrë të rregullt.

Sipas DNV dalja e qytetarëve në votime deri në ora 16:00 ishte 35%.

DNV ka bërë të ditur se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte më e madhe.

Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë në garë për këto vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë hapur 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime dhe procesi është tash për tash i rregullt dhe pa ndonjë vështirësi.

Votimet po ndiqen nga 464 vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata të Bashkimit Evropian dhe 12 ambasadave të huaja si dhe Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

DNV ka publikuar rezultatet e para prej ku në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën.

Rezultatet e DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

  • Mitrovicë e Veriut:

Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

  • Zubin Potok:

Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

  • Leposaviq:

Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

  • Zveçan

Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!