“Po diskutojmë veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë”, kështu ka paralajmëruar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai tha se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LVV, Albin Kurti dhe kreun e PSD, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa shkruan se do të diskutohen veprimet e përbashkëta që do të merren për përmbysjen e koalicionit PAN.
“Miq të nderuar, gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN.
Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar në Facebook, Isa Mustafa.