20.05.2019 - 11:53
Ka ndërruar jetë në spital 16-vjeçari, i cili u përplas nga treni ditën e sotme.
Mësohet se pas tre orëve në sallën e operacionit ai nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë.
Aksidenti i rëndë është shënuar rreth orës 11:00 në lagjen numër 4 në Durrës.
Viktima është identifikuar si 16-vjeçari S.Kokomani, i cili pas aksidentit u transportua në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se i riu ka qenë me kufje në vesh në momentin e aksidentit të rëndë.