MENU
klinika

Vendimi

Vrasja e Devi Kasmit/ Shtyhet sërish seanca për grekun, arsyeja

20.05.2019 - 14:15

Edhe seanca e sotme te Krimet e Rënda për Efthymiou Efthymious, i dyshuar si autori i vasjes së Devi Kasmit më 29 janar të 2018-ës është shtyrë.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e prokurorit mbrojtës.

Kjo arsye u bë publike nag gjyqtari i çështjes, Besnik Muçi, por ende nuk dihet se cila është data e seancës së radhës.

Në seancën e kaluar greku Efthymious mohoi përfshirjen në ngjarje, duke thënë se nuk ka lidhje me atë që akuzohet.

Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.

Gjithashtu ai shprehu ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, duke thënë se ai ndihej i pasigurt për jetën.