21 kandidatë të Bindjes Demokratike janë tërhequr nga kandidatura e tyre në listën shumëemërore për Anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier, në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në kërkesën e shkruar nga përfaqësuesi Astrit Haziz Hoxha, argumentohet se kjo dorëheqje e shumëfishtë, vjen nga gjithë emrat e renditur në këtë listë, të cilët kërkojnë të mos jenë pjesë e zgjedhjeve.
“Unë Astrit Haziz Hoxha kam hartuar listën plotësuese për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier për partinë Bindja Demokratike deri në numrin rendor 21. Kjo listë është hartuar prej meje pa dijeninë e personave që marrin pjesë në të.
Duke qenë se kjo listë nuk është si shprehje e vullnetit të lirë të personave që ndodhen në të , i kërkojnë KQZ-së të tërheqë këtë listë si më poshtë nga kandidimi.”, shkruhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.