MENU
klinika

Valë gjobash

Policia ‘shkund’ shoferët në Durrës

20.05.2019 - 21:54

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e aksidenteve, policia rrugore në Durrës, ka arrestuar dy shoferë në gjendje të dehur si dhe ka pezulluar 110 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

“U morën rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34 prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, etj”, sqaron policia

Edhe në ditët në vijim ‘blutë’ do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve gjatë drejtimit të automjetit si dhe për këmbësorët për më shumë vëmendje gjatë përdorimit të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit, pasi vetëm kështu mund të kemi rrugë të sigurta.