20.05.2019 - 23:37
Presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Durrës.
Kreu i shtetit deklaroi pas takimit se të dy vendet kanë sfida të përbashkëta në perspektivën e përbashkët europiane.
Postimi i plotë:
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, shkruan Meta.