MENU
klinika

Detaje nga operacioni policor

“Vol-Vo 4″/ Ishte në kërkim, arrestohet 36-vjeçari

21.05.2019 - 09:25

Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”.

I arrestuari i identifikuar si M.Z, 36 vjeç ishte i shpallur në kërkim.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin M.Z 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Ky ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Si bashkëpunuan me Suel Çelën për të manipuluar opinionin publik

Masat e sigurisë ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, SPAK reagon zyrtarisht

Atentati i dështuar ndaj “Otit të Elbasanit”

SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet dhe mjetet për ta eliminuar

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela!

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas

Rolet e 21 personave për të cilët u lëshua masë sigurie

Gjyqtarë, policë dhe gazetarë! Goditja e grupit kriminal, SPAK njoftim zyrtar