MENU
klinika

"Ju do jeni përgjegjës për..."

“Blindimi” i kufijve shqiptarë nga FRONTEX, flet komisioneri i BE

21.05.2019 - 11:11

Nga dita e sotme ka nisur zbatimi i marrëveshjes me BE për “blindimin” e kufijve shqiptarë.

Kufijtë në Shqipëri do të miratohen nga 50 oficerë të FRONTEX.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kuadër të nisjes së kësaj marrëveshjeje, në prani edhe të ministrit të Brendshëm Lleshaj e kryeministrit Rama, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos theksoi se objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Nis një faze e re mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, por hap para drejt operacionalizimit të agjencisë.

Sfidat e sigurisë që po hasim sot e ato që mund të përballin, është të punojnë ngushtësisht si fqinj dhe partnerë, ajo që ndodh në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor prek BE dhe anasjelltas.

Kjo na lejon të demonstrojmë para qytetarëve se siguria e tyre është në qendër të vëmendjes sonë.

Lëvizja pa viza është arritje madhore, që sjell të mira për të gjitha palët ndaj duhet ta ruajmë, së bashku me rojën shqiptare, Frontex do të bëjnë kontrolle dhe vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara dhe të ndalojmë kriminalitetin.

Shqipëria mbetet përfundimisht përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj asnjë pikë dyshimi sa i takon sovranitetit kombëtar, skuadrat tona do të bëjnë detyrat në këtë territor vetëm nën instruksionin dhe praninë e rojës suaj kufitare”- tha ai.