MENU
klinika

Kampioni i botës

Vetëm Joshua mund të marrë goditje të tilla në stërvitje (Video)

01.08.2018 - 16:24

Boksierët profesionistë stërviten fort, por asnjë si Anthony Joshua, që pëson goditje të forta gjatë seancave stërvitore.

Anthony Joshua është duke u stërvitur me intensitet të lartë në palestër, teksa po përgatitet për t’i mbrojtur titujt botëror në ndeshjen e radhës në “Wembley” në shtator.

Joshua do të luftojë kundër Alexander Povetkin në shtator, në mënyrë që t’i mbrojë titujt botëror në kategorinë e rëndë. Kampioni britanik i peshave të rënda ka nënshkruar marrëveshje për dy ndeshje në “Wembley”, edhe pse ende nuk dihet sigurt se cili do të jetë kundërshtari i tij për sfidën e dytë.

Joshua nuk po humb kohë, megjithatë, ai është duke u stërvitur me intensitet të lartë. Mjafton të shohësh këto pamje për të kuptuar më mirë…

BXNG~DNA ? #FOCUS

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on Aug 1, 2018 at 2:28am PDT