Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Berati tha se në këtë qytet janë mbledhur me dhjetëra dhe mijëra qytetarë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për të rrëzuar qeverinë e inkriminuar të Edi Ramës.
“Jemi këtu pak para hyrjes së qytetit të Beratit, ku do të kemi takim me qytetarët. Kjo është një hyrje e jashtëzakonshme në këtë qytet, me dhjetëra makina na presin. Këto qytetarë na japin mesazhin se luftojmë për liri e demokraci.
Kjo është zgjidhja më e mira për t’i thënë Ramës se zgjedhje me hajdutë dhe kriminelë nuk do të ketë. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Rruga është e mbushur plot e përplot me njerëz që po na përcjellin për në aktivitet”, tha Basha.
Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se ky është bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër krimit në qeverisje, kundër kriminelëve që kanë kapur zyrat e shtetit shqiptar.
Ai tregoi sesi qytetarët beratas po e prisnin atë dhe donin ndryshimin e situatës në Shqipëri.