Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim.
Kryemadhi tha se nënat shqiptarë duhet të luftojnë për të ardhmen e fëmijëve . Kryetarja e LGI-së, shton se i fton të gjitha gratë e LSI të jenë pjesë e protestave të opozitës.
“Shumë nga ne e kanë ndërtuar jetën e tyre. Në fund të ditës me vështirësitë që ka jeta. Misioni ynë është të luftojmë për fëmijët. Pse e them këtë? Nënat nuk bëjnë kurrë kompromis në kurriz të fëmijëve. Shqiptarët e kanë kuptuar. Mjafton të shohim protestat nga 16 shkurtit dhe e kemi kuptuar sa sbhumë vajza ka në protesta. Po pati shumë gra në protesta ka energji dhe jetë.
Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së, do të jenë gra. Pse gra? Gratë as nuk shiten as nuk blihen. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja.
Nuk do guxojë dot njeri t’i prekë vajzat tona as me ligj dhe kanun. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerat dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë vlerat dhe moralin. Çdo ditë që ikën është dhimbje për të dhe më shumë se për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët.
Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 25 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshijet tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur.
Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë.” -tha Kryemadhi.