MENU
klinika

Horoskopi, 22 maj 2019

Dashi

Ata që janë në çift do e ngrenë në piedestal të dashurin e zemrës së tyre edhe pse të afërmit do këshillojnë të bëjnë kujdes. Përmirësime të vogla mund të ketë në planin financiar.

Demi

Dielli do ndikojë së tepërmi tek jeta juaj në çift dhe do e ngrohë atë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme që do ua përmirësojnë buxhetin.

Binjaket

Kujdes! Mos ngatërroni profesionin me çështjet e zemrës gjatë kësaj dite nëse nuk doni të keni probleme. Nën ndikimin e Uranit do ndërmerrni operacione financiare të rrezikshme.

Gaforrja

Kjo ditë do jetë më e favorshme për zemrat e vetmuara sesa për ata që janë në një lidhje. Edhe pse situata financiare do të ndërlikohet, nuk duhet të dekurajoheni.

Luani

Ju që jeni në një lidhje do keni disa kontradikta me partnerin tuaj sot dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Planetët do iu ndihmojnë ta stabilizoni buxhetin.

Virgjeresha

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën në çift, sot çdo gjë do ndryshojë pozitivisht. Nëse i menaxhoni me kujdes financat situata nuk do ketë as më të voglin problem.

Peshorja

Shtojini dozat e fantazisë sot në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që çdo gjë do shkojë më së miri. Partneri do tregohet i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Në sektorin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Akrepi

Sektori i dashurisë do jetë i qetë dhe nuk do ndodhë asgjë e veçantë gjatë kësaj dite. Financat do fillojnë të stabilizohen pak nga pak, por ende nuk ka ardhur koha të shpenzoni pa frikë.

Shigjetari

Klima në çift do jetë mjaft pasionante dhe sensuale gjatë kësaj dite. Kënaqësitë do jenë të mëdha sidomos në mbrëmje. Partneri do iu bëjë të ndiheni si mbi re. Ditë e favorshme për financat.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje do fillojnë të bëjnë plane për të ardhmen. Mendohuni mirë për gjithçka para se të merrni vendime të rëndësishme. Jepuni pak më tepër rëndësi edhe çështjeve financiare.

Ujori

Do luani sot me ndjenjat e dikujt që iu do sinqerisht dhe shpeshherë do tregoheni egoistë. Herë do jeni të kënaqur dhe herë të pakënaqur nga situata në të cilën ndodheni. Sektori i parave do influencohet së tepërmi nga Plutoni.

Peshqit

Edhe pse në disa momente komunikimi në çift do të zbehet, pritet që përgjithësisht dita të jetë e mirë. Me financat tregohuni më të matur dhe largpamës.