MENU
klinika

Kriza politike

Ish-ambasadori “shuplakë” opozitës: S’ka asnjë provë për…

22.05.2019 - 09:46

Në lidhje me situatën politike në vend ka folur edhe ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

Akuzat e opozitës ndaj qeverisë, Bosch i konsideron si akuza që dëmtojnë Shqipërinë.

Gjithashtu ish-ambasadori shton se edhe pse flitet për këtë pjesë, opozita nuk ka asnjë provë që dëshmon akuzat e tyre ndaj qeverisë.

Në Shqipëri thuhet se po bëhen protesta të mëdha sepse njerëzit janë shumë të pakënaqur me qeverinë, e cila akuzohet që është e lidhur me krimin e organizuar dhe kjo është çfarë ata thonë.

Por kjo krijon një opinion shumë negativ për vendin sepse edhe pse nuk e thonë, ndjehet dhe sigurisht është diçka shumë negative.

Dhe opinion pastaj është se çfarë vendi është ky, i lidhur me krimin e organizuar, megjithëse është diçka që thuhet, pa pasur ndonjë provë.Dhe këto ndikojnë në vendimin e vendit tuaj dhe të qeverisë tuaj.

Jo, por bëhet fjalë për parlamentarët dhe votuesit e tyre. Shumë votues janë skeptikë për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi sepse mendojnë që nga këto vende vjen krimi dhe pse duhet të jenë me ne në BE.

Ndaj duhet tu thoni që kjo nuk është e vërtetë, që po luftoni kriminalitetin dhe që po zhvillohet procesi i vetingut dhe shumë reforma të tjera që po bëhen.

Këto janë gjëra shumë të mira dhe kjo gjë duhet theksuar. Po punoni ngushtë me autoritetet dhe policinë hollandeze. Ndaj ka shumë gjëra të mira që po bëhen dhe këto duhen thënë.

Por dua ti them dicka të gjithë politikanëve shqiptarë dhe liderëve shqiptarë ju lutem punoni për Shqipërinë, mos punoni për veten tuaj dhe për partinë tuaj, por ju lutem punoni për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Keni ndonjë emër?

Nuk kam emra. Ia drejtoj mesazhin të gjithëve, kujdesuni për vendin, jo për veten tuaj dhe interesit e partisë, në mos nëse partia i shërben interesit të njerëzve.

Njerëzit e zakonshëm në Shqipëri dhe në Kosovë që duan të kenë një jetë më të mirë, e meritojnë të kenë një jetë më të mirë.

Ndaj, mos kaloni mbi kokat e të tjerëve, ju duhet të ecni përpara me integrimin evropian dhe kjo mund të bëhet nëse të gjitha partitë punojnë së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit”- ka deklaruar ai.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”