MENU
klinika

Deklarata

Të ndryshohen kufijtë? Jahjaga: Retorikë e rrezikshme!

22.05.2019 - 14:14

Teksa ishte në Tiranë në aktivitetin “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli në lidhje me temën e ndryshimit të kufijve.

Për këtë çështje, Jahjaga tha se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme.

Gjithashtu ish-presidenti tha se diskutimet për korrigjimin e kufijve janë një temë shumë e ndjeshme, sepse sipas saj nënkupton kthim në të kaluarën.

Atifete Jahjaga: Rajoni jonë është ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve. Një temë që është tejet e ndjeshme dhe ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve.

Atifete Jahjaga ngriti edhe shqetësimin e ndikimit rus në Rajon, nëpërmjet aleatit të saj, Serbisë.

Atifete Jahjaga: Rusia, në një sistem vlerash të kundërta nga ato të BE vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit të saj në Rajon, Serbisë. Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në rajonin tonë, sidomos në vende si Serbia duke përdorur mjete ekonomike, politike e kulturore. Edhe përmes nxitjes së sedimenteve nacionaliste. Qëllimi i tyre është i njohur, zvogëlimi i BE dhe NATO-s në Ballkan si forca për promovimin e vlerave demokratike.