MENU
klinika

Mesazhi i fundit i 33-vjeçares...

Nëna hidhet me fëmijën në krahë nga shkëmbi

22.05.2019 - 15:24

Një histori që të kujton legjendën e Argjiros e cila për t’i shpëtuar pushtuesve turq u hodh nga kalaja me foshnjen në duar, por këtë herë arsyeja është krejt tjetër, Tanja Ludwig me sa kuptohet edhe nga mesazhi i saj i fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Një nënë është hedhur nga shkëmbi së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare në krah.

Trupat e Tanja Ludwig dhe vajzës së saj Tilly, u gjetën mbrëmjen e së martës në bazën e një shkëmbi poshtë pamjes piktoreske të RobertsonLookout në Kejra, pranë Wollongong.

Në postimin e saj të fundit në mediat sociale, 33-vjeçarja ndau një mesazh për njerëzit që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Është mirë të mos jesh mirë. Ne të gjithë kemi nevojë për mbështetje ndonjëherë“-shkroi ajo në Facebook, së bashku me disa numra telefoni që ofrojnë mbështetje dhe këshillim për këta persona.

Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vetëvrasje. Ludwig nga Gjermania, ishte ndarë nga partneri prej kohësh dhe jetonte me vajzën e saj në një banesë në Coniston.

Trupat e tyre u nxorën nga poshtë shkëmbit mbrëmjen e së martës.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë